Piatek rikthehet në Serie A, kërkohet nga dy skuadra

Krzysztof Piatek mund të bëjë një rikthim në Serie A, me sulmuesin e Hertha Berlin që po kërkohet nga Torino dhe Roma.

Ish sulmuesi i Genoas dhe Milanit, është transferuar në Gjermani për 24 milionë euro, një vit pas transferimit në ‘San Siro’, për 35 milionë euro.

Ai gjeti rrjetën pesë herë në 16 ndeshje për skuadrën e Bundesligës, dhe muajin e kaluar arrin moshën 26 vjeçare.

Corriere dello Sport raporton se një nga kandidatët për të zëvendësuar Edin Dzekon, është Piatek, përcjell lajmi.net.

Me Dzekon e kërkuar nga Juventus dhe Inter, kjo mund të bëjë që Piatek t’i bashkohet Romës.

Por, përveç Romës, polaku po kërkohet edhe nga skuadra tjetër e Serie A, Torino.