Piatek mund të largohet nga Genoa në janar?

Sulmuesi në formë i Genoas, Krzysztof Piatek mund të largohet nga klubi në janar por të huazohet pas deri në fund të këtij sezoni

Sipas Gazzetta dello Sport, kjo zgjidhje do të lejon që Piatek ti bashkohet skuadrave të mëdha, me Barcelonën, Juventusin, Borussia Dortmundin dhe Bayern Munichun që janë duke e kërkuar atë.

Në anën tjetër, Genoa do të përfitojë nga golashënuesi i saj pasi që ai do të përfundojë sezonin tek ta si i huazuar.

Golat e polakut kanë bërë që Genoa të jetë vetëm dy pikë larg top gjashtë skuadrave më të mira në Serie A.

24 vjeçari ka treguar formë të lartë këtë sezon derisa shënoi golin e tij të 14 në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Portugali.

Pavarësisht që Genoa ka fituar katër nga shtatë ndeshjet e tyre në ligë, trajneri Davide Ballardini e ka zëvendësuar atë me atë që njihet si pasues i tij, Ivan Juricin në ndeshjen që Genoa luajti në fillim të kësaj jave.