Zyrtarizmi ka mbetur një formalitet tashmë. Krzysztof Piatek është lojtari më i ri i Milanit.
Sulmuesi polak ka mbërritur para pak momentesh në klinikën e Milanit, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të jetë një deklaratë zyrtare nga klubi që do njoftojafrimin e ri.
https://www.facebook.com/Goal.Italia/videos/2279961245662708/?comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22O%22%7D
Lojtari është filmuar teksa mbërrin në klinikën Madonnina dhe në momentin që del nga makina përshëndet me dorë të gjithë të pranishmit që janë aty, tifozë e gazetarë.
Milani do të paguaje menjëherë 35 milionë euro tek Genoa për të marrë shërbimet e pasuesit të Higuain, ndërsa disa milionë të tjera do jenë në formën e bonuseve. Piatek do të përfitojë 2 milionë euro, plus bonuse në sezonet e ardhshme.







