Piatek javën e ardhshme zyrtarizohet te Milani

Milanin pritet ta zyrtarizojë nënshkrimin e Krzysztof Piatek nga Genoa të martën me formulën e huazimit deri në fund të këtij stinori me obligim blerje për 35 milionë euro.

Si pjesë e marrëveshjes Genoa do t’i marrë edhe dy lojtarët e Milanit, Alen Halilovic dhe Andrea Bertolaccin.

Dje ka qenë një takim prej katër orëve mes drejtorëve të Milanit dhe presidentit të Genoas, dhe marrëveshja besohet që është arritur.

Zyrtarizimi pritet të bëhet të martën, një ditë pas ndeshjes mes dy skuadrave në Serie A.

Genoa pagoi vetëm 4.3 milionë euro për ta transferuar 23-vjeçarin nga Cracovia në verën e vitit 2018, i cili deri më tani i ka shënuar 19 gola në 21 paraqitje.

Higuain do të mbetet në Milano deri të martën, dhe pastaj do të udhëtojë për në Londër për t’u bërë pjesë e Chelseat.