Manchester City

Phil Foden shpallet lojtari më i miri i vitit në Premierligë


Mesfushori Phil Foden është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Shoqata e Gazetarëve dhe Korrespodentëve të Futbollit në Angli (FWA), për edicionin 2023/24.

Kështu ka njoftuar Manchester City të premten.

Foden ka fituar 42 për qind të votave, ndërsa në garë për çmimin ishin edhe Declan Rice i Arsenalit dhe bashkëlojtari i Fodenit te City, Rodri.

Pasi u shpall më i miri, Foden është shprehur i lumtur për çmimin e fituar.

 “Jam jashtëzakonisht krenar që e kam fituar këtë çmim. Tani jam i fokusuar për ta përfunduar edicionin sa më mirë që të jetë e mundur dhe të përpiqem ta ndihmoj Cityn të fitojë më shumë trofe”, tha Foden. /Ballkani.info