Pezullimi i pagave| Anëtari i Këshillit Grevist i përgjigjet Muratit: Mundesh, por pastaj nuk mundesh

Anëtari i Këshillit Grevist dhe përfaqësues i shoqatave, Ali Sefaj ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit të Financave Hekuran Murati, më pezullim të pagave në rast se grevat vazhdojnë.

Sefaj përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Muratin me një thënie të kryeministrit Kurti.

“Siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh”, shkroi Sefa

Ndryje, Murati në një konferencë për medie ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen.

Sipas tij, bazuara në ligjet në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtare kompensimin e grevistëve sa janë në grevë do të duhej ta bënin sindikatat. Ai shtoi se kjo është praktikë edhe në vendet e tjera të botës.

Ministri Hekuran Murati, ka bërë me dije se qeveria ka proceduar ligjin e pagave.