“Petrol Company” shpërndan dhurata për 100 femijë me nevoja të veçanta në Prishtinë

“Petrol Company” ka vazhduar me shpërndarjen e dhuratave me rastin e festave të fundvitit. Dhuratat sot u janë shpërndarë fëmijëve me nevoja të veçanta në Prishtinë.

Shpërndarja u bë përmes Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Prishtinës.

Drejtori i kësaj Qendre, Blerim Shabani, falënderoi “Petrol Company” për fëmijët derisa tha se falë këtyre donacioneve ata do të jenë më të gëzuar në këtë fundvit.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj “Petrol Company” dhe pronarët e kësaj kompanie z. Shkelzen dhe Hyni Jusaj për këto dhurata që i ka bë, për fëmijët në nevojë në komunën e Prishtinës, që sado pak fëmijët ta presin vitin e ri të buzëqeshur”, ka thënë ai.


Përfaqësuesja e “Petrol Company”, Valentina Mekani,  tha se janë ditën e sotme janë shpërndarë dhurata për 100 për fëmijë me nevoja të veçanta, në mënyrë që edhe këta fëmijë të ndjejnë gëzimin e festave të fundvitit.
“Sot me rastin e festave të fundvitit po bëjmë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me nevoja të veçanta. Janë gjithësej  100 dhurata që janë shpërndarë sot”, ka thënë ajo.

Mekani falënderoi stafin e Qendrës për Punë Sociale për pranimin dhe shpërndarjen e dhuratave direkt te fëmijët.
“Këto dhurata do të shpërndahen nga stafi i Qendrës për Punë Sociale, ku do të adresohen për fëmijët me nevoja të veçanta.  Falënderoj përfaqësuesit e kësaj Qendre që na ka ndihmuar për ta bërë sa më të lehtë shpërndarjen e pakove”, ka thënë Mekani.

Ajo tha “Kjo nuk do të jetë hera e fundit,  ky aktivitet do të vazhdojë edhe në komunën e Fushë Kosovës te fëmijet e familjeve në nevojë. Ajo ka falënderuar edhe taxi “Nita” për gatishmërinë për të bërë transportin e dhuratave.

“Petrol Company” edhe gjatë javës së kaluar ka shpërndarë dhurata për fëmijë në lokacione të ndryshme: në spitalin e Pediatrisë (në repartin e leukemisë), si dhe në shoqatën “Autizmi” në Prishtinë.