Petkoviq e përkrah Xhakën dhe Shaqirin

Përfaqësuesja e Zvicrës në vitin 2020 i luajti shtatë ndeshje por nuk e fitoi asnjë prej tyre.

E vetmja fitore ishte ajo kundër Ukrainës, por që iu dha nga UEFA me rezultat zyrtar, për shkak se në përfaqësuesen ukrainase pati raste me koronavirus.

Ishte ndeshje e rëndësishme në Ligën e Kombeve. E gjatë vitit të vështirë pandemik, dy yjet shqiptar të përfaqësueses “helvetike”, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u kritikuan shumë nga njohës të futbollit.

“Graniti e di se kanë qenë gjëra të panevojshme dhe është ndjerë keq. Por kjo është jeta, kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjëra të tilla ndodhin”, ka thënë selektori i Zvicrës, Vlado Petkoviq, në një intervistë për “Blickun” së fundmi.

Xhaka pati probleme edhe me tifozët, ndërsa ka marrë edhe kartonë të kuq për të cilat është kritikuar po ashtu. E selektori Petkoviq e vlerëson Xhakën si djalë emocional. “Graniti do të kthehet edhe më i fortë.

Polemika ka pasur në Angli, edhe nga opinionistët dhe ekspertët teleiviziv. Si Vlado Petkoviq mund të them se Graniti e di se jam në anën e tij. E ka përkrahjen time të plotë. Do të jem aty për të gjithmonë, si person dhe si shok”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviqi ka folur edhe për situatën e Xherdan Shaqirit. Për Shaqirin ka nënvizuar se sa herë ka qenë me Zvicrën i angazhuar, ai ka stërvitur pa asnjë problem të vetëm. “Ai nuk e lëndon veten me ne, ai ka stërvitur normalisht kur loja me Ukrainën u anulua. Ai nuk ndjeu asgjë me ne, por vetëm gjatë stërvitjes në Liverpool. Nëse keni pasur shumë lëndime, muskujt nuk janë aq fleksibil si më parë. Ai po punon shumë mbi këtë gjë. Besoj fort se mund të sjellë shumë për Liverpoolin”, nënvizoi Petkoviq.