Champions League

Pësuan disfatë në “Olimpico” pa goditur portën, Tuchel: Ne humbëm ndeshjen, nuk e fitoi Lazio

Thomas Tuchel nuk mund të shpjegojë pse Bayern Munich humbi besimin në mënyrë drastike, ku shtoi se ata e humbën ndeshjen, nuk e fitoi Lazio.

Trajneri ishte nën presion të fortë pas humbjes 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në fundjavë që i la pesë pikë larg liderëve të Bundesligës.

Bavarezët nuk kishin luajtur një ndeshje të Champions League pa një goditje në portë që nga 0-0 me Liverpool në 2018-19.

 “Ne jemi të frustruar dhe të zemëruar për humbjen. Mendoj se e humbëm ndeshjen, nuk jam i sigurt që Lazio e fitoi. Nuk jam i sigurt pse humbëm bindjen në pjesën e dytë, por e bëmë dhe më pas mbetëm prapa.

Nuk mund ta shpjegoj sepse i thamë skuadrës që të ruanin intensitetin e tyre dhe të ishin edhe më të guximshëm përpara, por ne u duk se humbëm fytyrën në fillim të pjesës së dytë”, ka thënë Tuchel për UEFA.

Tuchel u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij në stol, por u përgjigj shkurt me një “Jo”.