Çmimi i Perisic bie 40 për qind pas interesimit të Manchester United.

Sipas Tuttosport, çmimi i sulmuesit të Interit, kroatit Ivan Perisic ka rënë nga 50 milionë funta në 30 milionë sosh.

Manchester United është lidhur shumë me kalimin e 29 vjeçarit muajve të fundit dhe nuk përjashtohet mundësia që ata ta marrin atë gjatë këtij afati kalimtar.

Perisic ka kontribuar me tri gola dhe dy asiste në 17 ndeshje për Interin në Serie A këtë sezon.