Janiel Podence është akuzuar zyrtarisht nga FA se ka pështyrë Brennan Johnson në përballjen Wolverhampton kundër Nottingham Forest (1-1).

Episodi ndodhi pas minutës së 90-të, me VAR-in që lajmëroi arbitrin kryesor për atë që ndodhi. Megjithatë, pas rishikimit të pamjeve, nuk u aplikua asnjë sanksion ndaj lojtarit të kombëtares portugeze, i cili, edhe pse ka kaluar ditë, tani rrezikon të ndëshkohet deri në gjashtë ndeshje.

Tashmë pas fishkëllimës së fundit, ‘viktima’ Brennan Johnson tregon për rastin: “Nuk do ta akuzoj, por ndjeva një lloj pështyme që më erdhi në drejtim të fytyrës. Gjyqtarët e panë. Në fund, ishte VAR ai që e pa. I kam parë nga afër dhe duken ndryshe. Ndoshta ata nuk e panë atë që pashë unë. Nuk e ndëshkuan me të kuqe, por unë thjesht duhej të vazhdoja lojën time”.

Daniel Podence ka afat deri të mërkurën e ardhshme për të mbrojtur veten.

The footage of the Daniel Podence 'Spitting' incident. There doesn't seem to be any fluid coming from his mouth, in fact its looks more of a kiss than a spit.

VAR got this decision bang on, there is no evidence that Podence spat at Johnson! #WWFC pic.twitter.com/vnWUddlRZi

— 𝐓𝐇𝐄 𝐖𝐎𝐋𝐅𝐏𝐀𝐂𝐊™️ (@Wolfpackwwfc) April 1, 2023