Granit Xhaka u përball me provokime të shumta në ndeshjen e djeshme të Zvicrës ndaj Serbisë e cila u mbajt në Leskoc.

Por, Xhaka u tregua profesionist i vërtetë, duke mos rënë pre e provokimeve.

Madje, pas ndeshjes, ai e përshëndeti përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkoviq.

Ky i fundit ka zbuluar edhe se ka i tha Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ata patën një qëndrim të mirë dhe gjithçka shkoi në rregull”, u shpreh Stojkoviq sipas mediave serbe.