Përzgjedhësi i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka folur para sfidave ndaj Kosovës dhe Çekisë.

Ai pret dy ndeshje shumë të vështira, duke ditur forcën e rivalëve.

“Të gjitha ndeshjet që vijnë i kanë disa prej pikave dhe synimeve të tyre. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe pse do të ishte më mirë sikur ta fitonim lojën me Bullgarinë. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi dhe tash nuk e kemi luksin të humbim pikë”, theksoi fillimisht trajneri i Malit të Zi.

“Në qershor na presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme, së pari me Kosovën në shtëpi e më pas në udhëtim me Republikën Çeke. Do të mundohemi që për këto ndeshje ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, për të dalë sa më mirë në këto dy ndeshje”, përfundoi Tumbakovic.

Mali i Zi – Kosova zhvillohet më 7 qershor pa shikues në Podgoricë.