Përzgjedhësi i Kosovës: Merituam më shumë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes tha se ata kanë merituar më shumë, por që ka përgëzuar Ishujt Faroe për pikën e fituar.

“Ne bëmë një ndeshje mirë, derisa pësuam golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Ne bëmë një gabim në mbrojtje, por lojtarët zhvilluan një ndeshje të mirë”.

“Unë i përgëzoj Ishujt Faroe për ndeshjen dhe pikën e fituar. Pjesën e dytë luajtëm mesatarisht, por për minutat e fundit nuk kishim instinktin vrasës, bëmë pasime të shkurta, luajtëm futboll të mirë, por që nuk ishim efektiv në fund”, ka thënë më tej trajneri i Kosovës.