Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, pritej të kthehet në ekipin kombëtar të Argjentinës në mars të këtij viti, mirëpo trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk ka pranuar ta zbulojë asnjë gjë në këtë fazë, duke thënë se ai ka kohë që nuk ka folur me 31-vjeçarin.
31-vjeçari nuk e ka përfaqësuar vendin e tij që nga disfata kundër Argjentinës me rezultat 4-3, në fazën e 1/8 të finales së Kampionatit Botëror. Ai kishte vendosur që të përqendrohej te karriera e tij me Barcelonën.
Fillimisht kishte dyshime se ai mund edhe të pensionohet përfundimisht nga Kombëtarja e Argjentinës, mirëpo pastaj ishte raportuar se ai do të kthehet përsëri në ekipin kombëtar në mars, për ndeshjen mes Argjentinës dhe Venezuelës, që do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.
“Do të flasim me Leon në ditët para se t’i zgjedhim lojtarët për ndeshjet e muajit mars. Kur të vjen momenti i duhur, do të flasim. Shpresoj se ai do të jetë këtu, por ne duam që ai të jetë i lumtur. E kam një ndjenjë të mirë”, kishte thënë Scaloni atëherë.
Megjithatë, tani, trajneri i Argjentinës nuk ka pranuar ta konfirmojë pjesëmarrjen e Messit në këtë ndeshje. Argjentinasi për momentin nuk dihet nëse do të luajë në ndeshjen e së mërkurës kundër Real Madridit, për shkak të një lëndimi të vogël.
“Unë nuk kam biseduar me Messin tash e një kohë të gjatë. Ai e ka një ndeshje pas disa ditëve dhe unë do të presë për ta parë nëse ai do të luajë”, ka thënë Scaloni.
Messi i ka bërë 128 paraqitje për ekipin kombëtar të Argjentinës, që nga gushti i vitit 2005, kur debutoi. Vetëm Javier Macherano (147) dhe Javier Zanetti (143) kanë më shumë paraqitje se Messi për Argjentinën.







