Përveç golit, Muriqi u bë protagonist edhe në një moment tensioni (Video)

Vedat Muriqi e nisi me super gol edicionin e ri të Superligës turke.

Ai shënoi që në ndeshjen e parë zyrtare me Fenerbahçen, në fitoren 5-0 ndaj Gaziantepspor.

Krahas këtij goli, gjiganti i Kosovës u veçua edhe për një gjest në minutat shtesë.

Derisa bashkëlojtarët e tij ziheshin me një lojtar të Gaziantepit, Muriqi afrohet dhe me një të prekur me dorë e hedh në tok kundërshtari.

Për këtë gjest, Vedati u ndëshkua me kartonin e verdhë.

https://twitter.com/01fenerbahcee/status/1163713015365152768

loading…