Deçan

Përurohet lapidari i dëshmorëve të Carrabregut

Është përuruar lapidari i dëshmorëve në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan.

Kryetari i fshatit, Arton Loshaj, tha se sot po nderohen edhe një herë të rënët në luftën e fundit në Kosovë.

Kurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se Carrabregu ka dhënë shumë për luftën e fundit në vend.

Ky fshat numëron 12 dëshmorë dhe 32 martirë.