Përurohet aneksi i Agjencisë së Forenzikës, lehtësohet zbulimi i rasteve kriminale

Agjencia e Forenzikës së Kosovës nga e hëna do të ketë më shumë hapësirë për të kryer punët, të cilat i ka në përgjegjësi. Kjo pasi me investim të Ministrisë së Punëve të Brendshme është ndërtuar aneksi i kësaj agjencie.

Në përurimin e saj, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas tij, kjo agjenci mbetet model për shtetet e rajonit dhe se kompletimi i infrastrukturës së nevojshme do t’u ndihmojë në zgjidhjen e rasteve.

“Ju përgëzoj që po kompletohet infrastruktura e nevojshme për zgjidhjen e rasteve. Këto aktivitete janë kryer pa zhurmë. Është agjenci model në rajon”.

“Ka edhe kapacitete të limituara. Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile. Bashkëpunimi ynë me partnerët tanë ndërkombëtarë do të vazhdojë”.