Përtej filmave, publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së reperit amerikan VIDEO (+18)

Reperi amerikan Tripple Beanz u ekzekutua nga dy persona të armatosur të premten e kaluar në New Jersey.

Reperi 29-vjeçar ishte duke shkuar te makina e tij, kur nga një tjetër automjet, i parkuar në anën tjetër të rrugës, dalin dy persona të maskuar dhe e qëllojnë atë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë u filmua nga kamerat e sigurisë dhe videoja është shpërndarë nga mediat amerikane, ku duket se tregohet e gjithë dinamika e këtij atentati.

Për këtë ngjarje të rëndë ende nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar si autor i saj.