20 vjeçari që u godit nga treni është aplikant për rekrutë në FSK. Ja cila është gjendja e tij shëndetësore

Personi që u godit para gati një ore nga treni afër kazermes “ Adem Jashari” në Prishtinë mësohet se është aplikant për rekrutë në FSK.

Pasi mori lëndimet të renda viktima u dërgua për trajtim mjekësorë në Qendrën Emergjente në QKUK.

Burime brenda spitalit thanë për Ballkani.info se gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë. /Ballkani.info/