Policia në Mitrovicë është në kërkim të personit të dyshuar të cilin e shihni në fotografi, për veprën penale “zjarrvënie”.

Përmes një thirrje në Facebook, policia kërkon ndihmën e qytetarëve që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192

+383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

E-mail adresa: [email protected]