Personit të cilit dje kishte rënë nga kati i katërt, pasi ishte duke punuar, pas lëndimeve të marra, i është kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

Bëhet e ditur se i njëjti është transferuar për në Klinikën Intensive, ku është i kyqur me aparat të frymëmarrjes.

Po ashtu, pacientit i është bërë edhe testimi për Covid-19, i cili ka rezultuar negativ.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

“Pas pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe pas marrjes se rezultatit të analizave dhe testimit për Covid-19 i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ, është sjellë në mjekimin intensiv qendror, për tretman të mëtutjeshëm. Pacienti për momentin është duke fjetur me barna dhe u është i kyqur me aparat të frymëmarrjes”, ka thënë Uka