Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se pjesë e LDK-së nga sot është bërë Skënder Kozhani, biznesmen dhe personazh të cilin e njeh i gjithë Lipjani.
“Ai nuk ka pranuar asnjëherë të rrijë anash si spektator i jetës publike. Gjithmonë ka qenë aktiv, me vullnet të mirë, me dorë të zgjatur për bashkëpunim. Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, e mirëpresim në ekipin tonë, si një vlerë që forcon rrugën tonë të përbashkët. Skënderi nuk është thjesht kandidat për Asamblenë Komunale, ai është zëri i qytetarëve të Lipjanit”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Ballkani.info.
Skënder Kozhani do të jetë kandidat për asamblenë e Lipjanit në zgjedhjet e 12 tetorit.
Posti i plotë i Ahmetit:
Edhe Skenda me Ne!
Ka njerëz që nuk kanë nevojë të flasim shumë, sepse për ta flasin jeta, puna dhe mënyra si i trajtojnë njerëzit.
Njëri prej tyre është Skënder Kozhani.
I lindur në Lipjan, Skënderi e njeh çdo cep të qytetit tonë, sepse këtu ka ndërtuar familjen, biznesin, kujtimet dhe ëndrrat e tij.
Por mbi të gjitha, Skënderi e do Lipjanin me zemër e jo nga distanca, por duke qenë gjithmonë pranë,duke vepruar.
Ai nuk ka pranuar asnjëherë të rrijë anash si spektator i jetës publike. Gjithmonë ka qenë aktiv, me vullnet të mirë, me dorë të zgjatur për bashkëpunim.
Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, e mirëpresim në ekipin tonë, si një vlerë që forcon rrugën tonë të përbashkët.
Skënderi nuk është thjesht kandidat për Asamblenë Komunale, ai është zëri i qytetarëve të Lipjanit.
Mirësevjen Skend!
Bashkë, me punë për Lipjanin që e duam! 🤝







