MSH

Personave të kësaj moshe u kufizohet lëvizja, disa të tjerë lirohen nga puna – të gjitha masat që u morën sot

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar për masat e reja pas rritjes së numri të rasteve me koronavirus.

Zemaj tha se bazuar në rritjen e madhe të rasteve janë të detyruar të veprojnë menjëherë.

Ndër masat që Ministria e Shëndetësisë ka marrë është edhe kufizimi i orarit të veprimtarisë të sektorit të gastronomisë, shkruan Reporteri.

Yemaj ka njoftuar se të gjithë ata që ofrojnë shërbime në sektorin e gastronomisë, do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05 të mëngjesit.

Ai njoftoi se ky orar vlen edhe për të gjitha qendrat tregtare.

Zemaj po ashtu njoftoi se si masë tjetër personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10.

Ai bëri të ditur se ligjëratat në universite do të mbahen online, derisa tha se po ashtu është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në nivelin qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10 dhe ora. Ligjeratat do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet. Të gjitha qendrat tregatre do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00. Do të ndërmerren masa të repta për parandalimin e pandmisë brenda institucioneve. Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontrollë në pikat e kalimit kufitar. Shtabet komunale”, u shpreh Zemaj.