Personat që tentuan ta vrasin 26-vjeçarin në Mitrovicë janë të njohur për Policinë

Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se është në kërkim të dy personave, të cilët qëlluan mbi 26-vjeçarin në qendër të Mitrovicës. Policia ka njoftuar edhe për arrestimin e dy personave të dyshuar për një varg veprash penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje në tentativë”. Në veri sulmohet një 20-vjeçar serb, ndërsa aksidentohet Vaso Jeliq, shef i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës
Personat që tentuan ta vrisnin një 26-vjeçar të mërkurën, rreth orës 21:00, në rrugën “Lah Nimani”, në qendër të Mitrovicës, janë të njohur dhe Policia është në kërkim të tyre, thuhet në një njoftim të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Sipas Policisë, të mërkurën rreth orës 21:00 Policia e Kosovës në Mitrovicë ka marrë informacionin se në rrugën “Lah Nimani” gjendet një person i plagosur nga arma e zjarrit, shkruan Zëri.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast ‘Vrasje në tentativë’, ku në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zinxhir dore dhe çelësat e veturës së viktimës, i cili pas tretmanit fillestar në Emergjencë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e zyrtares për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Fexhrije Pllana.