Policia e Kosovës

Person i zhdukur në Gjakovë, ishte nisur në drejtim të Serbisë më 25 nëntor

Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici se nuk di se ku i gjendet vëllai që nga 25 nëntori i vitit që shkoi, kur ai doli nga shtëpia për tu nisur kështu në drejtim të Serbisë.

Ajo rastin në polici e ka raportuar të premten, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

Rasti është cilësuar “Person i zhdukur”,.