Pas një serie vrasjesh dhe të shtënave me armë zjarri që përfshinin anëtarë të klaneve mafioze që ndodhën në Mal të Zi gjatë ditëve të fundit, Presidenti i vendit Jakov Milatoviq ka folur hapur.

Ndër të tjera, Milatoviq deklaroi se kishte vendosur të thërriste një seancë urgjente të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Malit të Zi, transmeton Ballkani.info.

“Seanca do të mbahet brenda kohës më të shkurtër të përcaktuar me ligj. Përveç anëtarëve të Këshillit – Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit, në seancë do të ftohen edhe përfaqësues të Qeverisë përgjegjës për sigurinë, si dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë – Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare”, tha ai.

Ai shpjegoi gjithashtu se çfarë do të kërkonte nga institucionet.

“Një pasqyrë e detajuar e situatës aktuale, masa të qarta, vendimtare dhe të zbatueshme menjëherë për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë publike”, shpjegoi ai.

Së fundmi, ai tha se të gjithë duhet ta kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Qytetarët duhet të ndiejnë se shteti qëndron pas tyre – fuqishëm, në mënyrë të organizuar dhe pa hezitim. Për shkak të seriozitetit të situatës, pres praninë e të gjithë anëtarëve dhe pjesëmarrësve të ftuar në seancë”, përfundoi ai.

Milatoviq u deklaruar pasi Ivan Milaçiq, një anëtar i klanit mafioz “Shkalja”, u vra dje në Podgoricë. Igor Nedoviq, i cili është gjithashtu anëtar i klaneve mafioze, u vra pak më herët, dhe javën e kaluar Filip Knezheviq, i cili është gjithashtu i lidhur me anëtarët e klanit “Kavaç”, u vra në Barcelonë. /Ballkani.info/