Ylli argjentinas

Përsëri probleme në familjen e gruas së Messit, grabitësit iu marrin paratë sërish

Kushëriri i bashkëshortes së Leo Messit është grabitur nga disa persona me armë zjarri në Rosario të Argjentinës.

Ngjarja ka ndodhur teksa kushëriri i Antonelës së bashku me partneren e tij po dilnin nga supermarketi.

Grabitësit u kanë marrë 20 mijë euro sapo kanë ndaluar makinën.

“Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para.”

Kjo është një tjetër grabitje për familjen e Antonelës, pasi në muajin mars u grabit dhe u sulmua supermarketi në pronësi të partneres së argjentinasit.