Werder Bremeni ka kaluar në epërsi me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Mainzit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Weser”, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës.

Në minutën e 63-të të ndeshjes, Milot Rashica e mori topin dhe e dribloi një lojtar. AI vendosi të mos e gjuajë vetë topin, por i la pas tre mbrojtës me super pasimin e tij për Max Kruse që e shënoi golin.

Që të dy futbollistët e kanë shënuar edhe nga një gol tjetër në këtë ndeshje.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/SOpzaWkY2cbxmh2E73V7_30_f0a406d6f73fca96d20b70a9c96ca29b_video_720p_converted.mp4