Përpos Dritës, sonte në Ligën e Konferencës luajnë edhe Shkëndija, Laçi e Vllaznia

Përpos Dritës së Gjilanit, sot në rundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës do të zhvillohen ndeshje me “bollëk”.

Gjegjësisht, ndeshja e sotme do të sjell gjithsej 47 ndeshje tejet interesante.

Drita do të përballet me Royal Antwerpin në Belgjikë, derisa sot paraqiten edhe disa skuadra tjera shqiptare.

Shkëndija e Tetovës do të përballet si mysafire e Valmieras në Letoni, ku synon vetëm fitoren sot.

Kurse, Laçi i Shqipërisë do të ketë punë me Petrocubin e Moldavisë dhe shihet si favorit në këtë ndeshje, ku luan si mysafir.

Tutje, skuadra tjetër shqiptare, Vllaznia e Shkodrës do të ketë punë me rumunët e Craiovas në një ndeshje, e cila mbi të gjithash ka spektakël të garantuar nga tifozëria shkodrane./Demokracia.com/