VIDEO

Përplasje në Kuvend| Haxhiu-Kurtit: Vuçiqi në asnjë takim nuk ka guxuar që ta shajë Thaçin

“Me Hashim Thaçin, Vuçiq nuk ka guxuar kurrë në asnjë takim që ta shajë, as ata e as një lider tjetër”.

Kështu i ka thënë deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti, i cili për prestigjiozen britanike “The Guardian”, kishte thënë se gjatë takimeve që ka me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut, ky i fundit shpesh e shan.

“Vuçiç e Serbia kanë qenë të vetëdijshme që me Hashim Thaçin, me NATO-n, e detyruan Serbinë me pranu kapitullimin në vitin 1999 në Kumanovë – është dallim i madh ky”, tha Haxhiu në kuvend.

“Po ta rikujtoj që edhe Kosova e ka pranuar nënshkrimin në Ramubje, por ai që se ka pranuar nënshkrimin ka qenë Sllobodan Millosheviqi dhe Serbia që janë bombarduar nga NATO”, shtoi.

Ndërsa, theksoi Haxhiu, “me ty po sanksionohet Kosova”, duke iu referuar masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të qeverisë në Veri, prandaj sipas Haxhiut “ky është dallim i madh”.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë fituar luftën kundër Serbisë me emblemën e UÇK-së në ballë dhe me NATO-n në krah”.

@ballkani.info

Po e bën me Kurtin, sepse me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në krye të shtetit, Serbia nuk ka guxu me mendu, e lërë më të veprojë siç bëri më 24 shtator. Gjuriqin e kemi ngreh zhag – Bekim Haxhiu #kurti #hashimthaçi #hashimthaqi #kadriveseli #uçk #bekimhaxhiu #levizjavetevendosje #kosovopolice

♬ original sound – Ballkani.info

“Hashimi në ballë të luftës, Albini në duar me gjepa i arrestuar prej Serbisë, dhe i dezertuar e i dorëzuar”.

Vuçiqi, theksoi deputeti i PDK-së, “të shau, ti heshte”. “Ai me 60 mercenarë me Radojiçiqin të nënshtroi dhe të detyrojë që ta pranosh Zajednicën”, shtoi.

“Ne nuk jemi nënshtruar e as nuk jemi dorëzuar ndaj Serbisë që i kishte 120 mijë ushtarë e paramilitarë, prandaj e kemi fituar përkrahjen ndërkombëtare dhe lirinë”.

“Ky është dallimi mes neve dhe teje. Ti po i realizon interesat e Serbisë në Kosovë, duke krijuar jo vetëm Zajednicë, por edhe Republika Srpska në Kosovë”.