Përplasje në Komisionin Hetimor për Energji, Muja propozon shkarkimin e Baljes, deputetja thotë se LVV po i hakmerret

Takimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Energji është karakterizuar nga përplasjet, me nënkryetarin e këtij Komisioni, Armend Muja, i cili ka propozuar përjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindem kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.