Përplasje gjigantësh, PSG i kthen përgjigje Realit për Kylian Mbappe

Real Madridi më në fund e ka konkretizuar interesimin e tij për sulmuesin e Paris-Saint-Germian Kylian Mbappe.

Në mbrëmjen e së martës u raportua për një ofertë prej 160 milionë eurove të bërë nga Reali për sulmuesin francez përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, edhe pse kjo shifër është shumë e lartë, PSG raportohet se i ka kthyer menjëherë përgjigje negative gjigantit spanjoll duke e refuzuar ofertën e tyre.

Gjithsesi negociatat pritet të vazhdojnë mes dy klubeve pas Mbappe është duke refuzuar të gjitha propozimet e PSG-së për rinovimin e kontratës.