Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Gjatë takimit, Rama i ka dhuruar Zhegrovës, ikonën e kryeqytetit derisa e ka falënderuar për prezantimin shumë të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Fillova ditën me lojtarin e vitit, Edon Zhegrova! 🏆🇽🇰

Talentet si ai na bëjnë krenarë, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet në skenën ndërkombëtare.⚽

Kryeqyteti gjithmonë mbështet kampionët e saj! ✨”, ka shkruar Rama.

Të kujtojmë që ditë më parë, Zhegrova fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të Kosovës, të shpallur nga Federata e Futbollit e  Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.