Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një vendim të ri që synon rregullimin dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Me vendimin e ri, Rama ka bërë me dije se është ndaluar ekspozimi i mallrave në trotuare dhe në rrugë, me qëllim rikthimin e këtyre hapësirave për qytetarët.

Vendimi parasheh eliminimin e praktikave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe uzurpojnë hapësirat e përbashkëta.

Statusi i plotë:

Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!

Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.

Nuk ka më mallra në trotuare.
Nuk ka më bllokim të rrugëve.
Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.

Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar.