Përparim Islami lëndohet rëndë, largohet nga loja me autoambulancë

Futbollisti i Gjilanit, Përparim Islami e ka pësuar një lëndim mjaft të rëndë.

Ishte minuta e pestë, kur Lulzim Peci i Trepçës’89 duke dashur ta largojë topin, e goditi në fytyrë mbrojtësin e gjilanasve.

Lulzim Peci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit nga VAR-i.

Ndërsa, Islami u desh të largohej nga fusha e lojë me autoambulancë.