Rasti Nainggolan ka marrë së fundmi një ngjyrim policor dhe i ka shtuar tensionet te Interi në një moment aspak të këndshëm dhe në prag të sfidës me Napolin, që luhet në San Siro.
Sot në rrjetet sociale kanë dalë disa audio të asaj që duket të jetë një bisedë private, ku dëgjohet një zë që i atribuohet futbollistit zikaltër, aktualisht i suspenduar nga Interi për motive disiplinore, shkruan La Repubblica.
Nainggolan dyshohet, sipas audios, të thotë “i gatshëm të bëjë rrëmujë” për t’u kthyer në Romë. Mbase me ndihmën e mikut tim, Francesco Tottit”. Audio është postuar në Instagram dhe nuk është e mundshme të verifikohet a bëhet fjalë vërtet për Nainggolanin apo për dikë që di ta imitojë mirë zërin e tij.
Nainggolani është duke kaluar momente të vështira te Interi, mes lëndimesh dhe sjelljesh joprofesionale. E fundit është vonesa në stërvitje, që ka bërë që klubi ta dënojë. Për këtë besohet se audio mund të jetë e besueshme.
“Dreqin, do ta bëj masakër këtu…”, dëgjohet në regjistrim. “Dua të kthehem. Këtu më marrin të gjithë për të mbaruar, po unë e kam dëshmuar gjithmonë në fushë dhe i kam heshtur të gjithë. Por nëse tifozët e Interit vijnë të ma lëpijnë b…, betohem se ua fus të gjithëve”.
Pastaj plani për t’u kthyer në Romë. “Jam mik i Tottit, mbase do të më ndihmojë ai, por unë së pari duhet të bëj një rrëmujë këtu që të mund të largohem”.







