Përmbytjet nga shiu në Podujevë, qytetarët gjejnë forma alternative për të kaluar rrugën

Reshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha anë e këndë Kosovës. Kështu ka ndodhur edhe në qytetin e Podujevës, ku rrugët janë përmbysur, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve, veturave dhe mjeteve të tjera të komunikacionit.

Mirëpo duket se disa qytetarë në Llap kanë gjetur mënyra alternative për të kaluar rrugën.

Fare pranë lumit “Llap”, qytetarët kanë vendosur paleta në rrugë, ku përmbi to, kalonin rrugën.