Përmbysje, spektakël dhe dominim – Real Madridi e turpëron Liverpoolin në “Anfield”

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe dhe spektakolare në përballjen e parë kundër Liverpoolit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” triumfuan 2:5 me përmbysje të rezultat ndaj Liverpoolit në stadiumin “Anfield Road”.

Vetëm katër minuta pasi nisi ndeshja, Darëin Nunez hapi llogarinë me një gol të bukur.

Dhjetë minuta më vonë, gabimin e rëndë të portierit mysafir, Courtois e shfrytëzoi Mohamed Salah që dyfishoi avantazhin.

Mirëpo, “mbretërit” nuk u dorëzuan dhe nisën ofenzivën. Vinicius Junior fillimisht e ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 21-të.

I njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal pas një gabimi të portierit Alisson Becker në minutën e 36-të.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar totalisht për Los Blancos të cilët përmbysën gjithçka. Mbrojtësi Militao shënoi golin e tretë në minutën e 47-të, për ta dyfishuar atë Karim Benzema në minutën e 55-të.

Fituesi i Topit të Artë, Benzema, shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 67-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri javësh në stadiumin “Santiago Bernabeu”.