Përmbysje e çmendur e Unitedit, Cavani i siguron fitoren në minutat shtesë VIDEO

Manchester United e ka mposhtur 3-2 Southamptonin duke përmbysur rezultatin nga 2-0.

Edi Cavani ishte ai që shkëlqeu dhe ia siguroi fitoren Djajve të Kuq me golat për 2-2 në minutën e 74’ dhe për 3-2 në atë të 90’.

Me këtë fitore United ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe ndanë pozitën e 6/7 me Evertonin, Kurse Southamptoni ka 17 pikë dhe gjendet dy pozita më lartë.