Përmbysje e çmendur e Dortmundit ndaj Interit VIDEO

Dortmundi ka mposhtur Interin në xhiron e katërt të Grupit F në Ligën e Kampionëve duke siguruar tri pikët e reja falë një përmbysjeje të madhe të rezultatit.

Lautaro Martinez e Matias Vecino shënuan golat për Interin në pjesën e parë duke i dhënë epërsinë prej dy golash. Por gjermanët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë me dy gola të Achraf Hakimit dhe një të Julian Brandtit për të siguruar fitoren 3 me 2.

Në tabelën e këtij grupi, Barcelona mbetet lider me tetë pikë. Dortmundi është i dyti me shtatë e Interi i treti me katër. Slavia Praga ka dy pikë në fund.

loading…