Përmbaruesi kërkon borxhin mbi 26 milionë euro nga Telekomi “brenda 60 minutave” DOKUMENT

Përmbaruesi privat që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën Raiffeisen Bank që nga llogaria e Telekomit të Kosovës brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

Në tërësi ky borxh kap shumën prej 26,789,532,62 euro.

“Me propozimin e kreditorit për lejimin e përmbarimit në Zyrën e Përmbaruesit Privat, i është propozuar Përmbaruesit Privat që përmbarimi të realizohet përmes mjeteve të debitorit në llogaritë bankare”, thuhet tutje në dokument.

Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha është vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. /Ballkani.info/