Këto janë fotot e tifozit të Evertonit Jay Burns, i cili i sulmua me thikë nga fansat e Millwwallit para takimit të FA Cup, të shtunën pasdite.

Ai dhe mbështetës të tjerë të Evertonit u sulmuan në momentin kur po zbrisnin nga autobusi, që i kishte transportuar pranë stacionit Surrey Quays.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar, por nuk mund ta shikoj veten në pasqyrë,” – shkruan Burns, teksa ka postuar fotot në momentin sapo kishte ndodhur incidenti dhe pas ndërhyrjes së mjekëve.
Shpërfytyrimi është i dukshëm, çarja nga arma e ftohtë ka nisur që anash syrit e ka përfunduar poshtë gojës.







