Përleshje mes tifozëve të Malit të Zi dhe Dardanëve

Një përleshje ka ndodhur mes tifozëve të Malit të Zi që gjenden në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanëve.

Siç edhe shihet shihet nga videoja e siguruar nga Gazeta Express një grup i vogël i malazezëve janë të pranishëm në stadium duke bërë tifo për skuadrën e tyre. Megjithatë gjërat eskaluan para golit të parë të Kosovës të shënuar nga Amir Rahmani.

Për fat sigurimi i pranishëm në stadium ka ndërhyrë dhe nuk ka lejuar një eskalim të situatës.

Kosova po avancon me rezultatin 1-0.

loading…