Përleshja

Përleshje mes disa nxënësve në Gjakovë, një i mitur përfundon në spital

Një përleshje mes disa nxënësve në Gjakovë, u raportua se ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policië për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai bëri të ditur se organet e rendit janë njoftuar rreth ngjarjes nga Spitali Rajonal.

Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë në rast.

“Një person mashkull i mitur ishte duke u trajtuar për shkak të disa lëndimeve të lehta trupore. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para dyshohet se i njejti ishte përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK”. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai

Nuk dihen detaje akoma se cila ka qenë arsyeja e këtij konflikti.