Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur sot në Shkollën Profesionale në Kaçanik. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, ku si pasojë e ka pësuar një nxënës.
Për shkak të lëndimeve të marra në këmbë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.
Ndërkohë i dyshuari është po ashtu nxënës i të njëjtës shkollë, i cili tashmë është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor për intervistim.







