Përleshje masive në Milan-Lazio, ja çfarë ndodh në fund të ndeshjes (VIDEO)

Falë penalltisë Milani arriti të fitojë 1-0 përballë Lazios së Strakoshës në ndeshjen e drejtpërdrejtë për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 79’ kur Franck Kessie mposhti portierin shqiptar nga pika e bardhë.

Por pas fundit të ndeshjes, lojtarët e Milanit dhe të Lazios u përfshinë në një sherr masiv ndërmjet tyre.

Me këtë fitore Milani e ka nxjerrë Lazion nga objektivat për tu renditur në 4 vendet e para në Serie A.

Shikoni çfarë ndodhi pas ndeshjes.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/X7s7RDEkWdA46OWewjCd_13_b440b022cd9d9bfaa0a425f620a5cd0a_video_480p_converted.mp4