Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka pasur një shqetësim në ndeshjen ndaj Qipros.
Mirëpo “Pirati”, duke se është në top formë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e fundjavës që Mallorca e luan ndaj Villarealit.
Kështu ka bërë me dije trajneri Jagoba Arrasate.
“Ai ka stërvitur si gjithë të tjerët dhe është i gatshëm për lojë. E kam parë në formë të mirë, në gjendje të përkryer. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por i kam parë dy golat. Këtë javë u stërvit normalisht dhe është i gatshëm, për fatin tonë”, tha trajneri i Mallorcas.
Sfida ndaj Villarealit luhet nesër me fillim nga ora 14:00.
Muriqi këtë sezon me Mallorcan ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim. /Ballkani.info







