Edon Zhegrova nuk e kishte natën e tij mbrëmë, tkesa Anësori kosovar i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, në barazimin 2-2 ndaj Danimarkës
Zhegrova pati paraqitje të zbehtë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Danimarkës.
Madje, ai gaboi në momentin kur për danezët u akordua penallti, të cilën në gol e shndërroi Christian Eriksen.
Anësori i krahut të djathtë e ka bërë një postim në Instagram pas ndeshjes, përmes së cilit i kishte dy fjalë për tifozët, të cilët megjithatë kanë mbetur të dëshpëruar me paraqitjen e tij.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar futbollisti i ri i Baselit.







