Janë bërë 11 vite nga vdekja e 17 vjeçarit Ibrahim Halilaj, nga Terdefci i Drenasit, i cili ishte njëri nga 15 viktimat e aktit makabër në vitin 2009.
Ibrahimi kishte gjetur vdekjen bashkë me tetë shoqet e klasës, tri mësueset dhe katër qytetarë të tjerë gjermanë.
Ai konsiderohej një nxënës i qetë, punëtorë dhe shumë i dashur me të tjerët.
Po ashtu, Ibrahimi vlerësohej si një djalosh që e donte shkollën, vendlindjen e sportin..
Në kujtim të tij, familja Halilaj ka dhënë mesazh prekës për të.
“I dashur biri ynë, vëllai ynë. Erdhi prap data 11.03, një datë dhe një ditë shumë e rëndë dhe e pa harruar, me plagë të pa shërueshme në zemrat tona. Gjithmonë do të jemi krenar për ty. Me shumë mall, prindërit, vëllai dhe motrat”, shkruan letra.
Shemsi Halilaj, babai i Ibrahimit, kishte emigruar së bashku me familjen e tij në Gjermani në fillim të viteve te 90-ta.
Ibrahimi ishte djali me i madh i tij.
Tragjedia kishte ndodhur pasi një i ri gjerman kishte shkrepur 112 plumba dhe në fund ishte vetëvrarë.







